Zyrtarizohen ndryshimet në qeveri
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi emrat e 4 ministrave të rinj në një mbledhje të zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne. Surpriza ishte emri i Fatmir Xhafes, kryetari aktual i Komisionit Parlamentar të Ligjeve si zëvendësuesi i Saimir Tahirit, në krye të Ministrisë se Brendshme.
Blendi Klosin në ministrin e Çështjeve Sociale do ta zëvendësoj, Olta Xhacka, kryetare e Forumit të Gruas në Partine Socialiste.
Eduard Shalsi shkon në vend të Bledi Çuçit në ministrin e Çështjeve të pushtetit vendor dhe surpriza tjetër ishte drejtorja e QSUT, Ogerta Manstirliu e cila do t’i zërë karrigen e ministrit të Shëndetësisë, eprorit të saj Ilir Beqjas.
Emrat e ministrave të rinj i bëri të ditur vetë kryeministri pas mbledhjes pa dhënë asnjë detaj tjetër për arsyet e përzgjedhjes së këtyre emrave kur në lista e emrave që u diskutuan këtë fundjavë ishte shumë e gjatë.
As ish-ministrat dhe as ata që u propozuan nga kryesia për të zënë vendet e tyre nuk komentuan pas mbledhjes.
4 emrat e propozuar për ministra do të marrin dhe miratimin e Grupit Parlamentar dhe më pas emrat e te shkarkuarve dhe të propozuarve do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për tu dekretuar.
Ndryshimet e qeverisë
Fatmir Xhafa Ministër i Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit
Olta Xhaçka Ministre e Çështjeve Sociale, në vend të Blendi Klosit
Ogerta Manastirliu Ministre e Shëndetësisë, në vend të Ilir Beqajt
Eduart Shalsi Ministër i Pushtetit Vendor, në vend të Bledi Çuçit
/TV KLAN