Fatmir Xhafaj takim me Kryeministrin Rama, Tahiri shkon në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilluan në një takim kokë më kokë, ku besohet se u diskutua për kërkesën e arrestimit të Saimir Tahirit.
Xhafaj dhe Rama ndodheshin sërish dje në një takim në godinën e Kryeministrisë.
Ndërkohë, Saimir Tahiri rreth orës 10:30 doli nga banesa e tij dhe tashmë ndodhet tek Kryesia e Kuvendit.
Ditën e sotme Këshilli i Mandatave dhe Imunitetit do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tahiri deklaroi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit.
/tvklan.al