Fatos Beja intervistë për mbledhjen e PD-së në Jug (1 Shkurt 1999)
Jugu e veçanërisht disa qytete si Vlora, Fieri e Berati janë zona të cilat u etiketuan nga mbledhja e Këshillit Kombëtar Demokrat, për një punë intensive me strukturat lokale të Partisë Demokratike. Tani disa javë pas zbarkimit të kryesisë së partisë dhe veprimtareve të saj në Jug, për demokratët, rezulton se ajo që ka çaluar është puna me zonat rurale.
Rreth kësaj çeshtje Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Fatos Beja shprehet:
“ Pas Referendumit ne vumë re qe në mjaft zona në këto rrethe kryesore si Vlorë, Fier, Berat, qytete të mëdhenj e fshatrat përreth, kishte mjaft qendra votimi që rezultati i të cilave ishte, nuk përputhej me informacionet që kishim ne dhe me lindje shumë dyshimi për ne për funksionimin dhe mbulimin e qendrave të votimit nga struktura jonë. Në këtë kuadër dhe ne vumë si pikësynim për të mbuluar në mënyrë më të saktë çdo qendër votimi nga seksionet përkatëse. Ndërsa Vlora që e përgatitur brenda qytetit dhe ishte në gjendje sidomos edhe gjatë Referendumit me gjithë presionet t’i perballonte, t’i mbulonte, në fshat strukturat e PD-së ishin të brishta nuk kishin arritur të riorganizoheshin. Edhe tani punohet për qytetin por edhe për fshatin. Po shkojmë në fshatra, kontaktojmë me njerëzit, shikojmë ndryshimin që ka vërtet tek njerëzit.” /tvklan.al