Fatos Beja: PD-së do t’i bashkohen personalitetet më me vlerë të vendit (19 Prill 2001)


Fatos Beja: PD-së do t’i bashkohen personalitetet më me vlerë të vendit (19 Prill 2001)

15:36 19/04/2001

Këshilli Kombëtar i PD-së do të përzgjedhë emrat më të kompletuar për deputet në zgjedhjet e qershorit. Kështu ka deklaruar sekretari i burimeve njerëzore në PD, Fatos Beja duke shtuar se kjo vlen dhe për aleatët. Sipas Bejës ballafaqimi në këshillin kombëtar i një numri të madh kandidatësh, e bën edhe më demokratike përzgjedhjen e tyre.

“Synohet të kemi personalitete të shquara politike dhe shoqërore si dhe profesionale në të gjithë Shqipërinë. Njerëz të cilët do të jenë në gjendje që të mbrojnë programin e PD-së në parlamentin e ardhshëm. Të jenë në gjendje të sigurojnë një qeverisje të mirë për shqiptarët në përputhje me këtë program. Nuk mund t’ju them ende emra për arsye se nuk ka mbaruar ende procesii seleksionimit të tyre dhe deri më sot ka boll abuzime në shtyp për emrat e përveçëm, por faktikisht nuk është marrë vendimi në formën e partisë dhe nga këshilli kombëtar që e ka me statut për të marrë këtë vendim.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme