Fatos Beja për shkarkimin e Koçit – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sekretari Administrativ i Partisë Demokratike zoti Fatos Beja për shkarkimin e Ministrit të Rendit Petro Koçi.
Fatos Beja, deputeti i PD:- “Doreheqja ose shkarkimi më mirë të themi se tashmë flitet për një shkarkim të Ministrit të Rendit lidhet me fushën të cilën mbulon dhe pikërisht me rendin një gangrenë për shoqerinë shqiptare gjatë dy vjetëve të fundit. Një problem real për të gjithë shqiptarët që çdo ditë dëgjojnë për vrasje. Një problem që ne kemi ngritur vijimisht gjatë gjithë periudhës së kaluar, gjatë dy vjetëve të kaluar e veçanërisht së fundi gjatë kohës që dikasteri ka qenë nën drejtimin e Ministrit Koçi. Besoj se kjo ka qenë një nga arsyet që rendi nuk ka arrit, Ministria nuk ka arrit të rivendosë stabilitetin, të rivendosë rendin në Shqipëri dhe ky është një problem madhor. Është fare e kuptueshme dhe e shpjegueshme pse është shkarkuar ky ministër. Nga anatjetër kuptohet po ta futësh në kontekstin e problemeve që ka sot midis Qeverisë apo Partisë Socialiste, po të shikoni akuzat e ndërsjellta kuptohet qartë që bëhet fjalë për lëvizje njerëzish, për pika kyçe si drejtorë komisariatesh, shef komisariatesh, drejtorë drejtorie policisë, apo zv/ministra, apo nëpër dogana, dhe të gjithë njerëzit e kanë të qartë që këtu bëhet fjalë për lëvizje njerëzish me piksynime të caktuara ose mosdëshirë për heqje njerëzish për t’i shërbyer klaneve të caktuara./tvkan.al
Gazetar – Vladimir Lame