Fatos Klosi , intervistë për përgjimet telefonike të liderit Berisha (11 Shkurt 1999)
Bisedat telefonike të liderit demokrat Berisha po përgjohen. Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e cila nëpërmjet nënkryetarit Pollo e konsideron përgjimin e Berishës vepër të Shërbimit Informativ Kombëtar që në bashkëpunim me Prokurorinë synon kontrollin politik të Opozitës. Numri Një i SHIK-ut, Fatos Klosi bën të paditurin para gazetarëve. I pyetur rreth kësaj çeshtje ai përgjigjet:
Fatos Klosi: Nuk merrem unë me atë punë, është problem tjetër fare.
Gazetari: Mos pengon dialogun kjo?
Fatos Klosi: Më duket se e tha Prokurori, ai është njeri i ligjeve s’jam unë.
Gazetari: Po mendimi juaj?
Fatos Klosi: Mendim personal ./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame