Fatos Nano, Arben Malaj, Spartak Braho, Petro Koçi intervistë (20 Korrik 1999)


Fatos Nano, Arben Malaj, Spartak Braho, Petro Koçi intervistë (20 Korrik 1999)

11:17 20/07/1999

Fushata e Nanos për rikthimin në krye të Partisë Socialiste ka shkaktuar mbrëme revoltën e një pjese të kryesisë socialiste, kryesisht anëtarë të kabinetit Majko. Komunikata publike pas mbledhjes së kryesisë që i cilëson të paligjshme takimet e Nanos me elektoratin socialist shënon divorcin mes dy kampeve që synojnë kreun e PS. Mendimet pro dhe kundër fushatës së Nanos i shprehin Brokaj, Fino, Braho, Malaj dhe Koçi.

Fatos Nano: Nuk besoj që unë apo cilido njeri që kërkon të realizojë liritë dhe të drejtat themelore në këtë vend, pas asaj që ka bërë Enver Hoxha dhe Sali Berisha mund të frenohet me abuzimin me pushtetin në këtë vend në prag të mijëvjeçarit tjetër.

Sabit Brokaj: E para njëherë që unë nuk mund të shprehem aktualisht që a do zgjidhet Nano dhe natyrisht pas kësaj nuk mund të them çfarë do të sjellë por them që është një person që i ka provuar postet dhe të gjithë e dinë çfarë ka sjellë. Bashkëjetesa me Nanon në oqeanin e madh të PS-së nuk përbën ndonjë problem. E para nuk është ndonjë dallgë e madhe Nano, është një dallgë që vetëshuhet në proceset që janë zhvilluar. Por le të shikojmë kohën.

Arben Malaj: Këtu s’ka rëndësi për kandidatët këtu ka rëndësi për procedurat. Hapja e procedurave, transparenca e procedurave është element i demokratizimit të jetës politike shqiptare. Unë i përshëndes ata që sa herë që ka takim me simpatizantë dhe anëtarë ta aktivizojnë policinë e cila ka shumë pak punë të bëjnë kontroll për armë afër këtyre takimeve.

Spartak Braho: Është një situatë ekstra institucionale pra jashtë institucioneve të partisë. Nano i di më mirë sepse është themeluesi i PS-së ose më saktë ndër themeluesit e PS-së, kështu që gjykoj që kryesia ka marrë një vendim të drejtë dhe në kohë.

Bashkim Fino: Do thosha një e treta e anëtarëve të kryesisë të mos jenë më ministra kur PS-ja është në pushtet sepse pastaj kemi të bëjmë me mendime të përbashkëta, ato që tha dhe vetë Majko që kam nxituar me disa anëtarë kryesie që i ka ministra ndërkohë, të cilat na i parashtron dhe ne që jemi disa kokrra jo anëtarë të kabinetit të Qeverisë Majko duke qënë anëtarë të kryesisë. Kjo është përplasja do thoja unë që ka në këtë drejtim. Unë mendoj një udhëzim i drejtë dhe i saktë për të bërë fushatë elektorale është normale i ndershëm. Çdo kryetar, kandidat për kryetar partie duhet të parashtrojë tek elektorati i vet alternativën, mendimet, sugjerimet e tij dhe të mos flasim pastaj me gjuhën e thikave apo gjuhë të ndryshme siç u fol dhe mbrëmë.

Petro Koci: Unë në mbledhjen e djeshme të kryesisë kërkova që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues nëpërmjet një udhëzimi të përcaktohen rregullat e zhvillimit të kësaj fushate të ardhshme brenda partisë tonë. Për mua do të ishte mirë që të ishte një njeri tjetër kryetar i partisë dhe një personalitet tjetër i politikës nga PS-ja, Kryeministër./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme