Fatos Nano dhe Kuvendi i Tiranës (30 Shtator 1999)


Fatos Nano dhe Kuvendi i Tiranës (30 Shtator 1999)

12:52 30/09/1999

Është rikthyer në selinë qëndrorë të PS ish Kryetari Nano. Socialistët e rrethit të Tiranës kanë zhvilluar sot konferencën e partisë nga ku janë zgjedhur delegatët përfaqësues në Kongresin e 3-të. Nano ka shpjeguar propozimet e tij për ndryshime statutore. Na duhen dhe 2 apo 3 mandate në pushtet për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian, theksoi Nano. Ai ka përsëritur propozimin që Kryeministri të mos jete Kryetar Partie.

Problemi është taniqë të zgjidhim hallin e madh dhe jo hallet e personave dhe unë sllam asnjë problem as me Pandeli Majkon as me Ilir Metën as me askënd tjetër përveçse i ftoj dhe nëpërmjet kësaj salle të konferencës së Partisë Socialiste të rrethit të Tiranës të gjithë shokët dhe të pranojnë nevojën e ndryshimeve dhe rregullave të reja të lojës. Unë u jap përgjigje ndryshe të gjithë atyre që thonë po pse zgjodhe gjarprin e mbajte në gji dhe nuk e di se çfarë. Jo motra dhe vëllezër, këto çeshtje duhen zgjidhur ndryshe. Në mënyrë që secili të bëjë një karrierë politike të ndershme, ë kontrollueshme dhe nga më e ulëta në të lartën në partinë tonë të nderuar. Duket sikur zihemi dhe zihemi sepse duket sikur ka pak pushtet, pak kolltuqe pak vende për të gjithë. Nuk është e vërtetë sepse e keni ngatërruar vetë këtë punë. Nuk e kemi shpikur ne sepse e kemi marrë pak nga Saliu dhe pak nga Enveri dhe duam të shkojmë në Europë dhe nuk e shohim si e ka Europa.”

Nano ka mbështetur bashkëpunimin me partitë e vogla madje dhe me ato të opozitës. Problemet e fshatit duhet të gjejnë pasqyrim në programin politik të Partisë Socialiste theksoi ish kryetari Nano. Ai ka shppjeguar më pas deentralizimin e vendimmarrjes dhe krjimin e komisioneve të garancive statutore. Fushata pra kogresore e socialistëve do të mbyllet me konferencën e Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme