Fatos Nano: Fitorja e PS në 25 qershor pa deformimet e pseudoaleancave të deridjeshme
Në festën e 26- vjetorit të Partisë Socialiste, ish- lideri i kësaj force, Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nëpërmjet Facebook, ka postuar të plotë mesazhin e Nanos.
SMS NGA FATOS NANO:
Të dashur Edi e Gramoz!
Uroj nëpërmjet jush, gjithë socialistët anembanë Shqipërisë për 26 vjetorin e familjes sonë të patjetërsueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky është destini dhe destinacioni ynë i përbashkët, prandaj kam shume besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do te vendose qe ne këtë udhëkryq historik, timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besoje ne duart tona!
/tvklan.al