Fatos Nano, intervistë – (19 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Kryesocialistin Fatos Nano.
Fatos Nano:- “Duhen gjetur mënyra dhe mjete politike dhe institucionale që edhe konflikte midis personave të mos pakësojnë autoritetin e shtetit dhe ligjit, veçanërisht në një situatë të tillë kritike, veçanërisht kur dhe krimi i organizuar ose jo ka filluar të rigjallërohet. Prandaj unë jam këtu për t’u bashkuar me të gjithë njerëzit e përgjegjshëm që përtej konflikteve midis individeve do të mund të identifikonin iniciativa politike që forcojnë qeverisjen, autoritetin e shtetit dhe të ligjit, natyrisht dhe të Partisë Socialiste për të kontrolluar veprimin e krimit të organizuar, për të forcuar rendin dhe autoritetin e ligjit demokratik në Shqipëri dhe per t’u rishfaqur me të njejtin dinjitet para njerëzve që presin./tvklan.al