Fatos Nano, intervistë (2 Shtator 1999)


Fatos Nano, intervistë (2 Shtator 1999)

11:05 02/09/1999

Intervistë me ish Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Fatos Nano.

Fatos Nano: Është një gjykim që sjell vetë përvoja, dhe sidomos në një vend me kaq shumë probleme si Shqipëria, me sa duket duhet të ecim në linjën e decentalizimit të pushteteve dhe të ndarjes së pushteteve në shumë aktorë që kontrollojnë njëri tjetrin dhe janë të dënuar të punojnë së bashku edhe në parti politike sepse aty duhet të krijohet eksperienca e drejtimit të institucioneve demokratike të vendit, por gjithashtu dhe në nivelin e vendimmarrjes parlamentare, ekzekutive të drejtësisë e të tjera.

Gazetarja: Nëse ju rizgjidheni kryetar çfarë ndikimi do të ketë kjo tek kabineti qeveritar?

Fatos Nano: Jam i bindur që do të kishte do të kthente në një vullnet politik vetë mbështetjen që do të jepte kongresi për mua apo për cilindo tjetër. Por
meqënëse më pyesni mua nga ky bashkëbisedim unë po nxjerr të gjitha sinjalet e nevojshme për forcimin edhe të qeverisjes dhe për rritjen e efikasitetit dhe të përgjegjësive të cilitdo që merr përsipër të qeverisë në emër të një partie politike./tvklan.al






Të ngjashme