Fatos Nano, intervistë – (27 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Fatos Nano.
Fatos Nano, kryetari i PS:- “Është hapi i dobishëm pozitiv për të siguruar me shumë garanci edhe politikë, me shumë mbështetje politike gjithashtu te PS për një përmirësim të qeverisjes dhe për rezultate më të mëdha në përmbushjen e programit tonë politik, elektoral dhe qeverisës. Është normalisht një zhvillim që do t’i shërbejë jam i bindur konsolidimit të bashkejetesës të bashkëpunimit të integrimit të gjitha aftesive dhe energjive që ka PS për të vazhduar në koalicion me aleancën për shtetin. Të kryejë detyrat e veta para qytetarëve shqiptarë dhe para partnerëve ndërkombëtarë”.
Gazetarja:- Ç’do të thotë për ju që Meta ka qenë kundërshtari juaj i njohur prej 4 vjet?
Fatos Nano, kryetari i PS:- “Unë e mbështeta propozimin tim politik në emër të kryesisë edhe në këtë fakt dhe më lejoni të theksoj sërish që në politikën shqiptare në angazhimet politike të PS për ndërtimin e institucioneve qeverisëse të shëndosha debati midis përfaqësuesve të mendimit alternativ është një debat jo likujdues por plotesues dhe rezultativ, sepse breza të ndryshëm, përvoja të ndryshme, këndë të ndryshme të vështrimit për zgjidhje të problemeve që kemi janë pjesë e një të tëre dhe jo raporte konfliktuale dhe kontradiktore”.
Gazetarja:- “Mendoni se keni shkaktuar pakënaqësi tek grupi përkrahësve tuaj?
Fatos Nano, kryetari i PS:- “Jam i bindur që nga kjo mbledhje nuk do të gjeni njeri të pakënaqur sepse siç e tha dhe kryeministri i kandiduar prej nesh për të marrë detyrën e formimit të kabinetit të ri angazhimi që buron nga gjithsçka që bëmë edhe sot nuk lidhet as me poste, as me privilegje, por me detyra dhe aftësi që duke i zgjidhur ato bëjnë karrierë të shëndoshë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego