Fatos Nano intervistë mbi rezolutën e PE për Shqipërinë – (3 Nëntor 2000)


Fatos Nano intervistë mbi rezolutën e PE për Shqipërinë – (3 Nëntor 2000)

19:52 03/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Rezoluta e Parlamentit Europian, mbi zhvillimet politike në Shqipëri, nuk ka krijuar një dramë, mes institucioneve parlamentare shqiptare dhe Parlamentit Europian. Ky është vlerësimi i kryetarit të komisionit parlamentar për Paktin e Stabilitetit Fatos Nano, pas daljes së rezolutës, së Parlamentit Europian, mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Unë nuk besoj që rezoluta ka krijuar ndonjë dramë, në marrëdhëniet midis dy institucioneve. Nuk besoj se rezoluta ka ndryshuar kuadrin e përgjithshëm të vlerësimeve, jo vetëm të Parlamentit Europian, për proceset demokratike në Shqipëri, por edhe të tërësisë të organizatave ndërkombëtare, që monitorojnë evolucionin demokratik të Shqipërisë, drejt parametrave standarte të Europës moderne dhe pas dy javësh ne do të jemi në takim me zonjën Pack, për të institucionalizuar këtë formë bashkëpunimi, në funksion të shkëmbimit të informacionit të duhur, në procesin e Asocim Stabilizimit”.

Gazetari:- Zoti Nano, pas mitingut të djeshëm të opozitës, duket se reagimi i saj po zbehet?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Ne do të vazhdojmë të nxisim çdo faktor vendimmarrës, çdo komunitet zgjedhësish gjithashtu, që e sjell opozitën në institucione dhe e largon nga rruga”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme