Fatos Nano konferencë shtypi – (23 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fatos Nano i vetmi kandidat të Partisë Socialiste i vetëshpallur deri tani publikisht ka kërkuar nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues që të mblidhet të hënën.
Socialisti Fatos Nano:- “Të shprehet përmes një udhëzimi të posaçëm rregullator për fushatën e përgatitjes së Kongresit të 3-të të partisë që do të duhet të vendoste për: Problemin e shpalljes së kandidatëve për kryetar të partisë një ose dy muaj përpara. Mundësi të barabarta për ta në shtypin e partisë. Mundësi të barabarta për të shpalosur idetë, programet dhe platformat në organizatat dhe organet drejtuese të partisë në rrethe dhe në Kongres vetë. Së fundmi mundësi të barabarta financiare dhe logjistike për të gjithë. Këto propozime i bëj sepse ne e kemi eksperiencën e duhur dhe duhet ta pasurojmë atë në të mirë të demokratizmit të jetës së brendshme të PS. Gjithashtu këtë deklaratë e bëj duke qenë i bindur se nuk prishen në asnjë rast, në asnjë çast proceset normale ekzekutive në vend”.
Nano është shprehur për vazhdimin e fushatës në rrethe duke e cilësuar vendimin e kryesisë socialiste si vendim konservator. Ish-kryetari socialist ka theksuar se do ti bindem shumicës në Kongres nëse ajo voton për unifikimin e postit të qeverisë me atë të partisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame