Fatos Nano mbledh kryetarët e degëve në rrethe (04 Shtator 1998)


Fatos Nano mbledh kryetarët e degëve në rrethe (04 Shtator 1998)

15:21 04/09/1998

Incidentet e fundit në disa zona të vendit dhe djegia e godinave të Partisë Socialiste kanë bërë që kryetari Fatos Nano dhe sekretarët e kësaj partie të mbledhin sot drejtuesit socialistë të degëve në rrethe. Socialistët kanë hequr dorë nga mitingu i planifikuar për sot si kundër përgjigje të mitingjeve të demokratëve. Në lidhje me këto ndodhi Sekretari Organizativ Petro Koçi shprehet :

“Ngjarjet e ndodhura në gjithë vendin, Lazarati si dhe djegja e selive të Partisë Socialiste kanë motivim politik. Politika nuk është vetëm e Pozitës por edhe e Opozitës e cila duhet të jetë më demokratike. Organizimi i mitingjeve të Partisë Demokratike duhet të jenë me një gjuhë të pranueshme brenda parimeve të demokracisë.”

Pamje selia e Partisë Socialiste, sekretari organizativ i PS Petro Koci intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme