Fatos Nano në Fier dhe Lushnje (11 Dhjetor 1999)
Edhe pse me një mot të rënduar nga reshjet e shiut, Kryetari Nano ka zgjedhur socialistët e Fierit dhe Lushnjes për t’ju shpjeguar popullorshe të mirat që sjell Pakti i Stabilitetit dhe projektet qeveritare në infrastrukturë, telekomunikacion, energjetikë dhe në fusha të tjera.
Takimet e Nanos kanë përkuar me përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale në përcaktimin e programeve dhe kampet përkatëse. Në fund të Janarit gratë socialiste do mblidhen në Kongresin e tyre ndaj Nano në konferencën me gratë fierake theksoi objektivat që 30% e forumeve drejtuese socialiste të përbëhet nga shoqet.
Banorët e fshatit Libofshë i kanë kërkuar kryetarit Nano që t’i përcjellë Kryeministrit Meta shqetësimet e tyre për riparimin e rrugëve dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërkohë që e falenderuan deputetin Petro Koçi që solli në Libofshë Kryetarin Nano. Në aktivin e socialistëve lushnjarë dolën kontradiktat me socildemokratët që kanë njeriun e tyre drejtor të rrugëve dhe sipas socialistëve lushnjarë ka abuzuar me 2.8 milion lekë për unazën e Lushnjes.
U kërkua që ministrat e deputetët të vijnë më shpesh në Lushnjë. Kryetari Nano pasi është njohur me këto probleme i ka kërkuar kryesocialistit lushnjar se në fjalën e tij duhet të pasqyronte më tepër programet konkrete./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame