Fatos Nano në fshatrat e Korçës – (13 Shkurt 2000)


Fatos Nano në fshatrat e Korçës – (13 Shkurt 2000)

13:50 13/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Fshatarëve të komunës së Pojanit socialistët ju kanë premtuar uje, drita, riparim të rrugëve, shkollave, spitaleve, linjave telefonike dhe shërbim shëndetësor. Kryetari Fatos Nano pasi ka dëgjuar hallet e fshatarëve, i ka paralajmeruar drejtuesit socialistë se zgjidhja e problemeve do të jetë kriteri matës që do ti mbajë ata në detyrë dhe do sigurojë votat në zgjedhjet lokale. Nano shpjegoi ndyshimet e reja statutore, në rradhë të parë askush të mos mbaj më dy kunguj nën një sqetull, tha Nano.

Fatos Nano pranoi se korrupsioni dhe kontrabanda kanë zbritur edhe në fshatë ku duhet luftuar ashpër. Duke folur për integrimin e grave dhe shtresave të tjera të shoqërisë, Nano tha:

Fatos Nano, kryetari  i PS:- “Ne nuk kemi ndërmend që gjithë jetën e këtij kombi të vazhdojmë të këndojmë vargjet e Çajupit për ne burrat “pika që s’ju bie se nga gratë rrojnë”. Kemi vendosur që me politikën e shanceve të barabarta, e barazisë gjinore edhe në kandidim, burra dhe gra të hyni në politikë dhe të mos dilni më prej saj. Kontrolloni të gjithë ata që i zgjidhni për të drejtuar politikën dhe shtetin, në mënyrë që politika dhe shteti të jenë në shërbimin tuaj”.

Ndërkohë sekretaretarja socialiste për marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade solli eksperiencën e Kavajës, ku me nismën e saj janë blerë me kredi traktor nga shoqata e grave fermere, që ju janë dhënë më pas burrave me qera.

Me takimet në fshatrat e Korçës u mbyllën aktivitetet e krerëve socialistë në qytetin jug-lindor. Nesër në mbledhjen e koalicionit do të vendoset fati i Partisë Aleanca Demokratike./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme