Fatos Nano: Ne kemi fituar që në ditën e parë që erdhëm në pushtet (11 Shtator 2000)


Fatos Nano: Ne kemi fituar që në ditën e parë që erdhëm në pushtet (11 Shtator 2000)

14:41 11/09/2000

Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist janë zbutur tonet ndaj rivalëve demokratë. Kryesocialisti Nano hodhi poshtë idenë e Berishës për 10 fishimin e rrogave. Sipas tij në 3 vjet qeverisje, rrogat janë rritur 35 %. Pas një synimi iluzionar i shqiptarëve arrihet nëse buxheti i shtetit i besohet me fajde miqve të Berishës, Sudes dhe Kadries. Atëherë ndoshta tha ai, polici mund të paguhet më tepër se 1 milion, arsimtari 2 milion, mjeku 3 milion dhe vetë doktori 100 milion, por të jeni të sigurtë përfundoi Nano, ne të gjithë do të ishim pacientë të pakurueshëm të çmendurisë sonë.

“Të gjithë shqiptarët janë sot dëshmitarë të konstrastit midis mashtrimit dhe përkushtimit real politikës dhe fanta politikës. Ne edhe në këtë fushatë nuk premtojmë atë që nuk arrihet. Nuk premtojmë të jetojmë në një botë iluzore. Ne premtojmë që në një Shqipëri të qeverisur nga socialistët, gjithkush të mund të jetojë si demokrat përfshirë dhe kryetarin aktual të Partisë Demokratike. Pra të nderuar shoqe dhe shokë socialistë, ka ardhur momenti dhe do t’a shfrytëzojmë këtë mbledhje për të çuar tani fushatën tonë elektorale tek shfaqja e plotë e epërsisë së kandidatëve tanë në përgjegjësitë dhe aftësitë qeverisëse të tyre. Fitorja jonë me 1 tetor ka filluar që ditën që erdhëm në pushtet 3 vite më parë.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme