Fatos Nano në Korçë: Nëse doni të jetoni si demokratë, votoni si socialistë (3 Shtator 2000)
Fushta elektorale e socialistëve është përqëndruar sot në Korçë dhe Gjirokastër. Në korçë është prezantuar kandidati socialist për kryetar të bashkisë kandidati Gjergji Duro. Korçarëve kryesocialisti Nano u premtoi stabilitet në marrëdhëniet e qeverisë me fqinjin grek dhe maqedonas. Kjo politikë tha Nano, synon të sigurojë punë, mirëqënie, pasuri dhe konkurencë të lirë me marrëdhëniet me fqinjët.
Nano fajësoi më tej Berishën për trajtimin jonormal në disa raste të refugjatëve shqiptarë në Greqi dhe Maqedoni.
“Unë jam i bindur ashtu si ju se pa Berishën ne do të ishim sot shumë më mirë dhe shumë më përpara në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shumë më pak varre do të ishin hapur brenda dhe jashtë kufirit. Mos lejoni më vëllezër dhe motra që nderin tonë t’a nëpërkëmbë Berisha. Në rast se doni të jetoni si demokratë, votoni si socialistë.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame