Fatos Nano përmbyll stërvitjen e NATO-s në Bizë (22 Gusht 1998)
Në Bizë përfundon stërvitja ushtarake e NATO-s. Kjo ishte stërvitja më e madhe në Shqipëri, ku merrnin pjesë 14 vende partnere. Stërvitja ushtarake shënon një hap të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në NATO.
Në ceremoninë e mbylljes krahas trupave të NATO-s merrnin pjesë kryeministri Fatos Nano, ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Aleks Andoni, zëvëndes Komandanti i forcave aleate për Europën Juglindore Gjeneral Francesko Vanuçi si dhe ushtarakë të lartë e të huaj.
Pas ekzekutimit të himnit të shteteve pjesëmarrëse kryemisnitri Fatos Nano mori fjalën e përshëndetjes. Ai tha se qeveria e Shqipërisë i është mirënjohëse vendeve pjesëmarrëse që dëshmuan vullnetin për të rivendosur paqen që ekziston në gjirin e Aleancës së Atlantikut Verior dhe në vendet partnere në këtë organizatë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori