Fatos Nano, statuti i PS – (10 Shtator 1999)


Fatos Nano, statuti i PS – (10 Shtator 1999)

20:09 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ish-kryesocialisti Nano ka paraqitur propozimet e tij për ndryshime statutore në Kongresin e 3-të komisionit të statutit të ngritur pranë Partisë Socialiste. Në funksion të decentralizimit të vëndimarrjes, Nano ka propozuar që delegatët e Kongresit dhe ata që zgjidhen për të përfaqësuar në nivele të ndryshme të partisë dhe të pushtetit të kenë të njëjtin mandat prej katër vjetësh.

Sipas Nanos 75% e kandidatëve për deputet duhet të përzgjidhen nga baza, kurse 45 % e tyre nga forumet qëndrore të partisë. Nano ka propozuar gjithashtu ngritjen në qendër dhe në rrethe të komisioneve të garancisë statuore financierin e partisë dhe komisionet e revizorëve.

Sipas Nanos kryetarët e bashkive, deputetët, ministrat dhe kryeministri duhet të kenë vetëm një funksion dhe të mos jenë drejtues partie. Ish-kryesocialisti Nano propozon 30% kandidim të grave në parti dhe 5 anëtar të KPD-së ti përkasin shoqërisë civile. Në fund ai propozi që deputetët socialist të kenë të drejt vote në mbledhjet e KPD të PS. Nano theksoi se qeveria e tij ka qenë më pak e korruptuar se kjo aktuale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme