Fatos Nano takim me Ambasadorin Grek (3 Dhjetor 1999)
Greqia ka shprehur edhe një herë mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kabinetin qeveritar Meta. Në takimin me kryesocialistin Fatos Nano, Ambasadori Grek ka njoftuar dhënien e shumës mbi 55 milion dollarë, gjatë 5-vjeçarit 2000-2004, financime greke për infrastrukturën, ekonominë dhe sektorët prodhues në Shqipëri. Biznesmenë greke janë të interesuar për të investuar sidomos në zonat e Jugut tashmë që është stabilizuar situata e sigurisë, ka deklaruar Ambasadori.
Fatos Nano ka vlerësuar zhvillimin e projekteve të përbashkëta ne kuadër të Paktit të Stabilitetit. Nano dhe sekretarja ndërkombëtare Arta Dade në datat 7 dhe 8 Dhjetor me ftesë të socialdemokratëve gjermanë do të marrin pjesë në kongresin e kësaj partie dhe në konferencën ndërkombëtare, Ristruktimi politik dhe ekonomik në Evropën Juglindore./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame