Fatos Nano takim me bazën në Lezhë (speciale) – (26 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Është rikthyer për herë të dytë brenda disa muajve në Lezhë, kryetari i PS, Fatos Nano. Para socialistëve Lezhianë Nano u ka kërkuar aleatëve të vegjël në koalicionin qeveritar të reflektojnë, të bëjnë debate e të nxjerrin përgjegjësitë deri në prag të fushatës të zgjedhjeve lokale, në të kundërt koalicioni do të shpërbëhet ka theksuar Nano, i cili e ka cilësuar PAD, një parti që çirret ndaj socialistëve. Në debat me deputetin e pavarur Nikoll Lesi, për largimin e ministrave Preçi e Zogaj, Nano tha se ata shkelën disiplinën e ekzekutivit si dhe nuk arritën të përputhnin, fjalët me veprat. I pyetur nga deputeti Lesi nëse do të ketë largime të tjera ministrash, Nano tha se ky ishte hapi i parë, i cili do të pasohet nga të tjerë, duke paralajmëruar se s’do të falet asnjë ministër socialistë që shfaqet në pozita kompromentuese.
Duke folur për artistët grevistë nano tha se shteti s’mund të tërhiqet zvarrë me greva urie. Megjithatë tha Nano çdo ministër duhet të vlerësojë përgjegjësinë politike për të mos krijuar situata mosqeverisëse. Nano ka theksuar më tej se PS do të hapet ndaj shoqërisë civile dhe sipërmarrësve të ndershëm.
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Patritë politike, aq më shumë ato që janë në qeverisje, të punojnë sëbashku me aktorët e tjerë jo politikë të shoqërisë shqiptare, me biznesin, me sindikatat, me median, me OJQ etj. Për të ndërtuar edhe shtetin edhe kontrollorët e shtetit”.
Individët duhet të zbatojnë disiplinën e partisë tha Nano, duke kërkuar që të mos ketë më njehrëz me dy mandate përfaqësimi, pra të ndahen postet partiake nga ato ekzekutive, në mënyrë që të mos krijohen kushte për abuzime e konflikte interesash. Lezhianët i kanë kërkuar kryesocialistit nano të qeverisë me dorë të hekurt për të relizuar premtimet elektorale. Lezhianët i kanë bërë një sër kërkesash për qytetin Nanos. Gjithashtu kryesocialisti Nano komunikoj vendimin statutor, që jo më pak se 20% e drejtuesve socialistë të jenë të përfaqësuara nga shoqet socialiste lezhiane. Takimi me socialistët e Lezhës ka përfunduar me objektivin e realizimit të projekteve konkrete për të siguruar fitoren e socialistëve në zgjedhjet lokale./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame