Fatos Nano takim me Gert Ahrens – (10 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ishte në një takim me Ambasadorin e OSBE-së Gert Ahrens. Pas takimi Nano – Ahrens kanë folur edhe për gazetarët.
Gert Ahrens, Ambasadori i OSBE-së: – “Bisedova me zotin Nano për zgjedhjet lokale dhe për tju paraprirë takimit me forcat politike për këtë qëllim”.
Takimi i nesërm do të jetë në formën e diskutimit ku do të marrin pjesë së bashku partitë e opozitës dhe ato qeverisëse. Kështu komuniteti ndërkombëtar do të ketë mundësi të njohet me nevojat e partive politike shqiptare për zgjedhjet lokale, për të ndihmuar në zhvillimin e tyre. Nesër do të dëgjojmë mendime dhe ide të ndryshme të partive politike.
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Normalisht me platformen e zhbllokimit të të gjitha përgatitjeve ligjore dhe infrastrukturore që zgjedhjet të mbahen në kohën me të përshtatshme, duke siguruar kushte që opozita të ndjehet e sigurt dhe askush të mos ketë premisa për të kontestuar procesin zgjedhor. Opozita nuk ka rrugë tjetër, pra flas për opozitën parimore dhe legjitime, veçse të provojë pozitat e saj nëpërmjet zgjedhjeve. Nuk mund ta shoh jasht zgjedhjeve”. /tvklan.al