Fatos Nano takim me prefektët (21 Shtator 1998)
“Jemi në këtë takim, për të shpartalluar përfundimisht të gjithë faktorët që çuan në tentativa të dështuara për grusht shteti dhe për gjithë pasojat që janë ende pas sulmit të 14 shtatorit. “
Me këto fjalë kryeministri Nano iu është drejtuar prefektëve ku ishin të pranishëm dhe zëvëndës kryemistri dhe ministri i pushtetit lokal Bashkim Fino dhe Ministri i Rendit Perikli Teta. Kryeministri u shpreh se qeveria është në krye të detyrës për eliminimin e pasojave të grushtit të shtetit si dhe situata në Rendin Publik është prioriteti i qeverisë në tre muajt e ardhshëm. Formacioni i Berishës theksoi,ai ka humbur totalisht armën me të cilën mbështetej, destabilizimin e vendit me çdo kusht, duke vënë në zbatim filozofinë e dhunshme populiste 50-vjeçare. Në vazhdim të këtij takimi, kryeministri u kërkoi prefektëve që i përfaqësues të ekzekutivit me autoritetin e tyre të ndërhyjnë për funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjeve dhe duhet nisur rikonceptimi i pushtetit lokal bazuar në konceptet e bashkëqeverisjes.
Pamje kryeministri Fatos Nano ne takimin me prefektët. Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, Ministri i Rendit Perikli Teta./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame