Faturat e papaguara në filialin elektrik të Tiranës – (11 Nëntor 2000)


Faturat e papaguara në filialin elektrik të Tiranës – (11 Nëntor 2000)

15:42 11/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Afro dy miliard lekë janë faturat e papaguara në filialin elektrik të Tiranës, në degën e shitjes. Ndër këto borxhin më të madh e kanë qytetarët, të cilët kanë për t’i paguar degës së shitjes një shumë prej 1 miliard e 288 milion lekësh. Subjektet buxhetore, duhet të paguajnë pranë filialit elektrik, shumën 137 milion lekë.

Sipas një urdhri nga Ministri i Financave Angjeli, të gjithë institucionet buxhetore, duhet që të shlyejnë detyrimet pranë filialit elektrik deri në fund të vitit. Ndërsa buxhetorët kanë filluar pagimin e faturave të prapambetura, problem mbeten kioskat të cilat tashmë nuk janë më. Faturat e tyre mbeten pa u paguar.

Në degën e shitjes thonë se kundrejt atyre që nuk paguajnë kanë filluar masat. Aktualisht sot numërohen 40 prerje linjash në ditë, ndërkohë që nga ky presion, arkëtimet e debitorëve janë rritur nga pesë milion që paguheshin më parë në ditë, tani paguhen 10-11 milion lekë në ditë./tvklan.al






Të ngjashme