Faza e parë tregues për të gjithë sezonin


Faza e parë tregues për të gjithë sezonin

23:27 24/10/2018

Ka përfunduar faza e parë e sezonit, janë për tu luajtur edhe 3 të tjera dhe kampionati ka marrë një lloj fizionomie që për gazetarin Fatmir Mëneri mund të mbetet deri në fund me këtë renditje.

Një lloj zhgënjimi është flamurtari që shpenzoi shumë për një merkato që nuk i shërben sa duhet trajnerit.

Surprizë është Skënderbeu, që po shfaqet e qetë psikologjikisht, edhe me ngarkesën e dënimit të UEFA-s.

Peng për Mënerin është Tirana që duket se edhe këtë sezon nuk do të jetë e qetë dhe pretendente, ashtu sikurse i takon klubit më me shumë trofe.

Faza e dytë e sezonit do të nisë të shtunën me ndeshjet Kamza–Tirana dhe Flamurtari–Teuta.

Tv Klan






Të ngjashme