FBI sfidon kompaninë “Apple”, nuk i tregon të metat e iPhone


FBI sfidon kompaninë “Apple”, nuk i tregon të metat e iPhone

10:17 08/04/2016

Mes kompanisë “Apple” dhe FBI-së ende nuk është mbyllur konflikti për telefonin e terroristit. Megjithëse FBI arriti lehtësisht të futej në iPhone-n e një prej atentarëve të San Bernadinos, tani ka për detyrë që edhe kompanisë t’i tregojë ku janë dobësitë.

Sipas amendamentit amerikan të dobësive, qeveria duhet të vijë në ndihmë të kompanive teknologjike në mbylljen e dobësive dhe si rezultat të mbrohen konsumatorët me përjashtim kur ekziston një detyrim ligjor. “Apple” ka shprehur dëshirën për të mësuar si FBI-ja ka arritur të tejkalojë sigurinë e iPhone. Por FBI-ja, deri tani ka preferuar ta mbaj sekret mënyrën sesi ka arritur të hakojë iPhone-n e Syed Farook.

I pyetur nga “Reuters”, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Drejtësisë nuk pranoi të shpjegojë metodën e përdorur për të zbërthyer iPhone-n e Farook, e as nëse kjo do të funksiononte edhe tek telefonët e tjerë. Kjo lëvizje e FBI-së ka ngritur shumë pikëpyetje mbi privatësinë e telefonëve të tjerë të kompanisë “Apple”. /

tvklan.al






Të ngjashme