Federata Shqiptare e Atletikës organizon garat sportive – (17 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Federata Shqiptare e Atletikës organizoi dje dhe sot, kupën e më të mirëve në Atletikë, garat e të cilëve u zhvilluan në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Pas një periudhe disi të heshtur në ambientet sportive, u rikthyen çastet e bukura të disa garave, që pothuajse ishin harruar nga sportdashësit shqiptarë.
Një rol parësor në organizimin e këtij aktiviteti, që është i pari për këtë vit, ka luajtur edhe interesimi i sekretarit të ri të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, ish-rekordmeni i njohur Ajet Toska. Në këtë aktivitet përveç atletëve më të mirë, ranë në sy edhe disa rezultate premtuese për të ardhmen, siç është rekordi i ri i thyer në garën e hedhjes së çekiçit, nga e bija e Ajet Toskës, Enxhi Toska.
Përveç Toskës së re, një figurë të mirë bënë edhe Ina Çeliku e Tiranës, në garën e 100 m për femra. Neritan Tanqica i Dinamos në kërcimin me shkop, Zhuje Bajko e Studentit për femra, si dhe Vladimir Sokoli në hedhjen e shtizës për meshkuj./tvklan.al