Federata Sindikale e Minierave – (22 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjendja e rëndë në industrinë minerare veçanërisht në minierat e bakrit është diskutuar sot mes Federatës Sindikale të Minierave, përfaqësuesve të qeverisë dhe disa deputetëve. Janë mbi tre mijë minatorë që prej dy muajsh nuk paguhen, ndërkohë që 1500 të tjerë janë larguar nga puna në mënyrë arbitrare.
SIpas Federatës Sindikale, kompania Albakër dhe Albkrom janë shoqëri anonime fiktive që kanë devijuar nga objekti i tyre. Kështu sindikalistët kanë kërkuar sot nga qeveria rivlersim serioz të situatës në industrin minerare në mënyrë që të zhbllokohet gjendja e krijuar si dhe të evitohen zgjidhjet ekstreme./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego