Fehmi Abdiu, konferencë shtypi – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në Shqipëri nuk e njohin Kushtetutën, zyrtare deri dhe Ministra e jo me njerëzit e thjeshtë. Kështu është shprehur sot Fehmi Abdiu, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me rastin e një vjetorit të miratimit të dokumentit themelor ligjor të Shqipërisë. Sipas tij deri tani janë miratuar në bazë të Kushtetutës shumë ligje por duhen riparë edhe rreth 20 të tjera.
Abdiu mes të tjerave ka theksuar se më të nevojshmit në këtë listë janë ligjet për Këshillin e Ministrave, Prokurorinë e Përgjithshme e për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve e të tjerë. Ndërsa përsa i përketë funksionit të Avokatit të Popullit, kryetari i Kushtetueses ka deklaruar se jemi të vonuar në emërimin e tij.
Dispozitat që parashikojnë dënimin me vdekje sot sipas Abdiut, janë me të diskutuarat ndërkohë që opinioni publik dhe ai politik është tepër i vonuar në diskutimin e kësaj çështje. Së shpejti kjo gjykatë do të marrë një vendim i cili natyrisht do të marrë parasysh edhe kushtet europiane për këtë problem.
Në një historik të shkurtër të kësaj Gjykate, Abdiu është shprehur se nga 165 kërkesa drejtuar këtij institucioni janë shqyrtuar deri tani 72, që përfshin fushën e veprimit të saj./tvklan.al