Fejohet Anxhela Peristeri?
Lidhjet e reja të dashurisë apo edhe ndarjet rreth çifteve të showbizit janë lajme që janë gjithnjë në vëmendje të shtypit rozë. Anxhela Peristeri është padyshim një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por kur vjen puna për jetën private ajo preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për ndonjë histori dashurie duke mos lënë vend për komente. Por megjithatë në foton e postuar së fundmi në Instagram bie në sy një unazë fejese në dorën e saj të majtë, unazë e cila i ka bërë të gjithë të dyshojnë se është fejuar.
Ishte bloggeri Olti Curri ai që ngriti edhe më shumë dyshime lidhur me lajmin se këngëtarja është në një marrëdhënie. I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, blogeri tha se ishte prezent në ditëlindjen e saj dhe se këngëtarja kishte dhënë urdhër të mos bënin foto.
https://youtu.be/h2Tpyy3sOQA?t=22m3s
“Unë isha në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhri ishte: Mos bëni asnjë foto. Ajo unazë më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Tani do presim që unë të zihem me Anxhelën që të publikoj fotot. Bëj shaka”
, tha Curri.
Ndërkohë që moderatorja Rudina Magjistari tha:
“Nuk qenka pa gjë ajo unaza kësaj radhe”
.
/tvklan.al