Fëmija e Belul Dervishit në spital – (5 Mars 1999)


Fëmija e Belul Dervishit në spital – (5 Mars 1999)

10:43 05/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Masakra e djeshme në qytetin e Beratit që përfundoi me 9 të vrarë brenda një pasdite, nuk kurseu dhe dy plumba për foshnjen 7 muajshe qe u perdor si mburojë mbrojtese e krimineleve. Jonada ishte vajza e vetme e familjes Dervishi e cila pas 4 vitesh martesë ishte gëzuar me këtë fëmijë.

Belul Dervishi i ati i Jonadës ka një punishte qumështi në fshatin Pobrat të Beratit. Për tre kriminelët shtëpia e Belul Dervishit kishte shërbyer si vendstrehim mbrojtës. E vetmja mbrojtje për ta pas rrethimit ishte Jonada 7 muajshe dhe e ëma që i ndiqte me ankth. Vajza sillet me helikopter ne Spitalin Ushtarak.  

Kirurgu Ali Lika:- “Kishte të demtuar mëlçinë e zezë, zorrën e trashë, me hemoragji në bark. U riparua mëlçia e zeze, zorra e trashë, pastaj kishte dhe problem këmbën, u bë dhe një ndërhyrje në këmbë. Mëgjithatë plagët e armëve të zjarrit kanë komplikacione shumë, të mëvonshme, infeksione në bark sidomos zorra e trashë është organ shumë i vështirë jo vetëm per t’u punuar por dhe i rrezikshëm për të sëmurën sepse ka infeksion të rëndë. Mund t’i kërcenohet dhe një infeksion jo vetëm brenda 48 orëve por dhe pas 48 orëve”.

Babai Belul Dervishi:- “Këtë e pësova shpirtërisht unë, të pësoje fëmija im i vetëm, fëmijë i cili, me një fjalë katër vjet martese kisha këtë fëmijë dhe ndoshta ishte jeta ime, ndoshta, dhe tani është brenda rrezikut për jetën, kuptohet tashti s’ka asnjë lloj shprese, pavarësisht se dhe e gjymtyra kështu, të paktën e pranojmë si jetë. Tashti mjekësia dhe Zoti të shohim ç’do bëjë”.

Operacioni kaloi me sukses por duhet shpresuar po me kaq sukses Jonada të dalë nga kjo gjendje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme