Fëmija me organe shtesë nga Elbasani – (15 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rast i veçantë i fëmijës së lindur nga 19-vjeçarja Flutura Murati nga fshati Mengel i Elbasanit dy ditë më parë, studiohet në kirurgjinë infatile në Tiranë për ndërhyrje kirurgjikale. Një djalë me peshë normale por me shtesë gjymtyrësh dhe organesh. Ky është edhe fëmija i parë i kësaj familje.
Mjekët shqiptar vazhdojnë të shohin këtë rast, ngjitja e organeve mund të jetë në pjesë delicate që një ndërhyrje i dëmton diçka tjetër. Djali ushqehet dhe merr frymë rregullisht. Megjithëse e tronditur nga kjo lindje e parë nëna shpreson se gjithçka do të rregullohet. Ndërsa kirurgu që është marrë me këtë djalë sqaron gjendjen:
Mjeku Krirurg i Elbasanit:- “Jemi çdo ditë duke bërë konsultat me specialist të ndryshëm, nëse do të paraqitet nevoja ose gjithë ekipit tonë që jemi këtu do të dalim në një konkluzion dhe si do të procedohet më tej me këtë fëmijë. Synimi është të operohet të tentohet të hiqet kjo pjesë”.
Ky radhitet në shumë raste të tjerë të ndodhur në Elbasan. Asnjë nuk e shpjegon dot arsyet e lindjeve të tilla në këtë zonë. Gjithësesi duhet pritur edhe disa ditë që rasti njerëzor disa ditësh të marrë veten në mënyrë që të jetë në gjendje edhe për tu operuar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti