Fëmija qan gjatë vizitës, babai grushton mjekun specialist


Fëmija qan gjatë vizitës, babai grushton mjekun specialist

09:50 10/03/2017

Çoi fëmijën për kontroll për përfundoi duke grushtuar mjekun. Policia e Fierit ka arrestuar 39-vjeçarin Ilir Alushaj, banues në lagjen “29 Nëntori”. Ditën e djeshme ai shkuar në spitalin rajonal të qytetit për të vizituar djalin.

Por në momentet kur mjeku po i kontrollonte grykët fëmija ka nisur të qajë. Pas kësaj 39-vjeçarin ka goditur katër herë me grushte mjekun specialist të Laboratorit Mikrobiologjik, 33-vjeçarin A.H.

Kanë ndërhyrë mjekët e tjerë për të shuar sherrin. Pas kësaj Ilir Alushaj është arrestuar ndërsa akuzohet për veprën “Goditje për shkak të detyrës”./tvklan.al






Të ngjashme