Femijët e braktisur në Tiranë – (26 Shtator 2000)


Femijët e braktisur në Tiranë – (26 Shtator 2000)

14:28 26/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Rreth 30 fëmijë të braktisur, trajtohen këtu me ushqim, veshje dhe gjithçka tjetër të domosdoshme për jetën e tyre. Këta dy fëmijë quhen Emre dhe Romina, dikur lypnin pranë trotuarit të Pallatit të Kulturës dhe nuk kanë as nënë as babë, por tashmë prej kohësh jetojnë në këtë familje të madhe.

Ka disa vite që funksionon në Tiranë, kjo shtëpi e fëmijëve të rrugës dhe të braktisurve pa familje. Kjo është shtëpia ku ata jetojnë. Për të siguruar mjetet monetare, drejtuesit e këtij projekti bashkëpunojnë me donatorë të tillë si Qendra Stefan dhe Kryqi i Kuq.

Sipas statistikave të disa viteve më parë, numri i fëmijëve të braktisur në vendin tonë ishte tre mijë. Me rritjen e popullsisë së Tiranës me ritme të shpejta natyrisht dhe ky problem mbetet më i mprehtë për kryeqytetin./tvklan.al






Të ngjashme