“Fëmijët e kampeve ” (5 Qershor 1999)
Fëmijët e kampeve. Kështu i quajnë fëmijët e të ardhurve nga Kosova, fëmijë të cilët përjetuan ndoshta dramën më të madhe për moshën, një dramë e cila ka lënë gjurmë jo vetëm në shpirtin por dhe në krijimet e tyre artistike në pikturë e poezi. Nisur nga emisioni “Shtëpia e të Ardhurve” transmetuar për dy muaj në Televizionin Klan, ku fëmijët e ftuar në studio shpreheshin përmes punimeve në pikturë e poezi, kjo krijimtari e çiltër tashmë është kthyer në një traditë. Falë një kujdesi të veçantë tek këta fëmijë është bërë e mundur që gradualisht ëndrrat e këtyre vogëlushëve të këputen sa më pak dhe interesi për të ardhmen për vendin më të bukur për ta, Kosovën të mbajë gjallë shpresën dhe optimizmin e tyre./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko