Fëmijët e kopeshtit Topolino shfaqe për 1 Qershorin – (26 Maj 2001)


Fëmijët e kopeshtit Topolino shfaqe për 1 Qershorin – (26 Maj 2001)

10:02 26/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kështu e kanë nisur ditën e sotme fëmijët e kopshtit Topolino të kryeqytetit. Janë 35 vogëlush, të moshave nga 3 deri në 6 vjeç, të cilët ndoshta më parë nga të gjithë kanë festuar ditën e 1 Qershorit. Me këtë rast ata organizuan një shfaqje artistike me këngë vjersha e valle, ku protagonist ishin vetë fëmijët. Për rreth një orë, vogëlushët sollën momente shumë të gëzuara në sallë, ku spektatorë ishin prindërit dhe të afërmit e tyre. Kjo festë u organizua në një nga sallat e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”./tvklan.al






Të ngjashme