Fëmijët e parë të 2017 –ës në Shqipëri e Kosovë


Fëmijët e parë të 2017 –ës në Shqipëri e Kosovë

12:34 01/01/2017 https://youtu.be/UH6l_izF8cU

Disa sekonda pas mesnatës së ndërrimit të viteve, 2017-ta ka sjellë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” fëmijën e parë. Deisi është një vajzë e cila peshon 3.7 kilogramë. Lindja ishte natyrale dhe për këtë arsye, fëmija i parë konsiderohet vajza që lindi në këtë maternitet.

Kjo ishte lindja e parë për Ermirën. Ajo e quan këtë fëmijë një bekim. Më i emocionuar është babai, i cili morri pjesë vetë në lindjen e vajzës.

Në spitalin “Koço Gliozheni” lindi dhe një djalë, por për shkak të planifikimit me operacion, Deisi konsiderohet fëmija i parë i 2017-ës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka bërë përzgjedhje se cili nga fëmijët lindi i pari. Ai ka shkuar për t’i dhuruar çekun dy qytetarëve më të rinj të kryqytetit, Deisit dhe Sotirit.

Gjithsej në të gjithë Tiranën, data 1 Janar ka patur 20 lindje.

Ndërsa në Kosovë fëmija i parë ishte një djalë, i cili, sipas

KlanKosovës,

lindi në spitalin gjinekologjik në QKUK./tvklan.al






Të ngjashme