Fëmijët e policëve të vrarë në fshatin SOS – (29 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Këta dy fëmijë quhen Alban dhe Gjergji Krashi. Prej gati tre vjetësh jetojnë në fshatin e fëmijëve SOS. Në vitin ‘97, persona kriminel vrasin babain e dy fëmijëve Kastriot Krashin, inspektor policie në Peshkopi. 9 fëmijët e çiftit Krashi mbeten jetim, pa baba dhe pa të ardhura për të jetuar.
Albani dhe Gjergji tani jetojnë këtu, studiojnë në shkollën SOS dhe qëndrojnë në njërën nga shtëpitë e këtij fshati. Megjithëse ndodhen si në një familje të madhe, të dy tregojnë se i merr malli për nënë, vëllezërit dhe motrat. Ndërsa kjo është Lirela, punonjësja sociale Silva Haxhia, të tregon se ka vetëm tre javë këtu. Para një viti i ati polic u vra në përleshje me kriminelët.
Në Shqipëri janë mbi 190 polic të vrarë, shumica e tyre, prindër me fëmijë. Në Ministrinë e Rendit, në mungesë të një ligji që të favorizojë ekonomikisht familjet e atyre që bien në krye të detyrës, që prej 97, kanë filluar përpjekje me institucione sociale, qofshin private apo shtetërore për strehimin e jetimëve të tillë./tvklan.al