Fëmijët e rrugës (19 Korrik 1999)
Më shumë shpresë për fëmijët shqiptarë të rrugës nga Banka Botërore,nga Zonja Ueltheson, bashkëshortja e Presidentit të Bankës Botërore e shoqëruar nga Zonja e Parë Shqiptare, vizituan sot qendrën për fëmijët e rrugës, e cila ka premtuar ndihmë për shkollimin dhe rritjen e këtyre fëmijëve që kanë humbur familjet e tyre dhe jetojnë në rrugë.
Megjithëse me një numër shumë të pakët ndaj atyre që vuajnë ende. Gruaja e Presidentit të Bankës Botërore pasi i ka dhuruar atyre në mënyrë simbolike libra dhe albume fotografike u ka shprehur se programet e reja të Bankës Botërore për Shqipërinë, do të synojnë luftën ndaj fenomeneve negative sociale. Lidra Mejdani ka thënë se bashkëpunimi me institucionet që ndihmojnë fëmijët e rrugës është i domosdoshëm për të siguruar mbështetje për këta fëmijë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti