Fëmijët në 10 vjetorin e Konventës – (19 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
10 vjetori i të drejtave të fëmijëve festohet sot me anë të një proteste paqësore në Sheshin “Skënderbej”. Nxënës të të gjitha shkollave 8-vjeçare të Tiranës kanë nënshkruar një peticion drejtuar pushtetit qëndror dhe lokal për të drejtat e fëmijëve, ku kanë kërkuar në vecanti ngritje dhe dhënie hapësire për kënde lojerash. Shqetesim për ta është dhe ndotja e ambjentit, rrezik për të gjithë.
Këshilli Rinor Shqiptar në bashkëpunim me UNICEF-in kanë kërkuar rritjen e pjesmarrjes së fëmijëve në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Të identifikohet zëri i tyre në mbrojtjen e të drejtave, i cili duhet të dëgjohet si nga autoritetet por edhe nga prindërit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti