Fëmijët në Azilin e Tiranës – (1 Tetor 1999)


Fëmijët në Azilin e Tiranës – (1 Tetor 1999)

14:05 01/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fari Layses në bashkëpunim me Shtëpinë e Fëmijës organizon një aktivitet në azilin e pleqve. Ky aktivitet është organizuar me rastin e 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Me këtë rast ishin përgatitur dhurata dhe një koncert për të moshuarit që jetojnë në azilin e Tiranës. Ishte kjo një ditë e gëzuar për ta, një ditë ndryshe për të harruar për disa orë hallet dhe shqetësimet që i mundojnë.

Shoqata Fari Layses e cila kishte marrë përsipër organizimin e këtij aktiviteti ka kohë që po punon për një program integrimi social për fëmijët e rrugës dhe adoleshentët e vështirë. Synimi i saj është mbështetja ekonomike e ndjekja sociale në kurse 9 mujore. Nga ky projekt kanë përfituar kryesisht fëmijët dhe adoleshentët e fshatrave të Tiranës dhe nga ato të krijuara rishtazi në rrethinat e kryeqytetit./tvklan.al






Të ngjashme