Fëmijët në shtëpi, rreziqet nga të cilat duhet të mbrohen
Kur fëmijët fillojnë të hedhin hapat e parë, për prindërit është një ndër emocionet më të bukur.
Por në këtë fazë të jetës së fëmijës, bashkë me gëzimin vjen dhe shtimi i shqetësimit për sigurinë brenda në banesë.
Por cilat janë gjërat që më së shumti duhet të jenë në vëmendjen e prindërve për të mos u lënduar të vegjëlit e tyre?!
Prizat: Një nga rreziqet më të mëdha, kështu që ju duhet të gjeni një mënyrë për t’i mbyllur apo izoluar.
Objektet e mprehta: Në këtë fazë të jetës, thikat, gërshërët apo objekte të mprehta, duhet të sigurohen mjaft mirë që fëmija të mos ketë asnjë rrezik.
Dyert e ballkonit: Shpesh fëmijët nuk e kuptojnë kur dyer e ballkonit janë të mbyllura dhe përplasen.
Detergjentët apo ilaçet: Një nga gjërat më të rrezikshme në shtëpi janë këto elementë, ndaj sigurohuni që t’i vendosni në vende që fëmija nuk i kap.
Ballkonet: Mos i lini asnjëherë vetëm në ballkon dhe sigurohuni që të jenë kangjella të shpeshta ose t’i mbyllni me rrjetë. /tvklan.al