“Fëmijët për fëmijët”
“Fëmijët për fëmijët” është ideja e Monika Lubonjës si producente dhe Edlira Bahollit si drejtore artistike për ta bërë shkëputjen e përkohshme të fëmijëve nga bankat e shkollës më argëtuese. I pari u mbajt në mbrëmjen e së Mërkurës.
Vendtakimi, në qiell të hapur, në sheshin “Nënë Tereza”.
Skenari zhvillohej kryesisht nga fëmijët, si në prezantim dhe elementët artistikë, balet e këngë. Të rriturit ishin aty për t’i dhënë kurajo.
Për fëmijët këngëtarë, kjo pjesëmarrje e parë rezervoi duete me artiste karriere. Fjalën e fundit e kanë fëmijët prezantues.
Tv Klan