Fëmijët piktorë të grupit “Gëzimi i Syrit” (29 Janar 1999)
Nëse ka një fushë e cila përfaqëson shpirtin e një kombi është arti dhe nëse ka një brez të popullit të një kombi të përfaqësojë lulëzimin është rinia. Katër fëmijë shqiptarë të grupit “Gëzimi i syrit”, nxënës të pedagogut Bashkim Dervishi marrin pjesë në ekspozitën e 26-të kombëtare të arteve të fëmijëve në Çeki ku laureohen me diplomën Honorable Mention, diplomë nderi, e cila përveçse ka nderuar këta fëmijë, është dhe një nder për vendin tonë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti