Fëmijët që festuan në spital, rrëfimi i mjekes: Nëse qetësoj prindin, kam qetësuar edhe fëmijën


Fëmijët që festuan në spital, rrëfimi i mjekes: Nëse qetësoj prindin, kam qetësuar edhe fëmijën

14:44 25/12/2019

Ditën e sotme “Historia ime” ju ofroi dashuri, mbështetje dhe dhurata fëmijëve që janë të shtruar në pavionin e e Onko-Hermatologjisë pediatrike në QSUT. Për shkak të problemeve me shëndetin, ata nuk mund të festojnë me familjet e tyre në shtëpi, por janë të detyruar të qëndrojnë në spital.  

Drejtuesja e emisionit, Mirela Milori ka zhvilluar edhe një intervistë me psikologen pranë këtij pavioni, Ada Mehmeti.

Ada Mehmeti: Fatkeqësisht dhe fatmirësisht kam filluar në pavionin e Onko-Hermatologjisë pediatrike. Do të thoja fatkeqësisht për vetë faktin, se ju e patë se këtu janë fëmijë me diagnoza malinje. Por fatmirësisht dhe ndihem vërtet me fat si unë dhe ata, sepse kam kontribuar dhe po vazhdoj të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes së tyre emocionale, që është një nga gjërat më të rëndësishme.

Mirela Milori: Gjendja emocionale është e fëmijëve, por edhe e prindërve të tyre. Ti duhet ti menaxhosh të dyja këto situata?

Ada Mehmeti: Po ne punojmë si me prindërit edhe fëmijët, madje duhet të them se ndonjëherë më e rëndësishme është puna me prindërit, sesa me fëmijët sepse e gjitha kjo përcillet. Është si të thuash një zinxhir domethënë, nëse unë punoj mirë me prindërit dhe nëse qetësoj prindin, atëherë kam arritur të qetësoj dhe fëmijën për të përballuar diagnozën.

Mirela Milori: Ka shumë emocion?

Ada Mehmeti: Po dhe tani që po të tregoj kam emocion në fakt.

Mirela Milori: Edhe dhimbje ?

Ada Mehmeti: Po!

Mirela Milori: Çfarë duhet bërë gjatë gjithë vitit që ti gëzojmë këta fëmijë? Mendoj se është një terapi edhe kjo?

Ada Mehmeti: Po, duke qenë se shtrimet janë shumë të gjata. Qëndrimi në spital është shumë i gjatë se vetë diagnoza kërkon një shtrim dhe qëndrim të gjatë në spital.

Mirela Milori: Më i vogli sa është?

Ada Mehmeti: Këtu vijnë edhe beba të sapolindur.

Mirela Milori: Më i rrituri?

Ada Mehmeti: E kemi 17- vjeç.

Mirela Milori: Ka marrëdhënie të vështira me prindërit? Pata një moment gjatë ditës së sotme, që një  nënë nuk donte kamerën dhe për pak refuzoi dhe dhuratën e së bijës.

Ada Mehmeti: Po është e vërtetë dhe është normale që të ketë një farë armiqësie mund të them, ndaj gjithë botës dhe pastaj ndaj njerëzve, ndaj nesh në spital, punonjësve, domethënë ndaj kujtdo. Është më tepër inat, ose armiqësi ndaj botës që pse fëmijës së vet i ndodhi kjo./tvklan.al






Të ngjashme