Femijët talasemik, problem dhurimi i gjakut – (4 Dhjetor 2000)


Femijët talasemik, problem dhurimi i gjakut – (4 Dhjetor 2000)

13:57 04/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky fëmijë talasemik, ka nevojë për tre herë në muaj gjak, por vështirë se këtë kontingjent e gjen gjithmonë në spital. Prindërit janë detyruar të sorollaten disa ditë, për të gjetur sasinë e për t’i ulur dhimbjet. Nuk janë vetëm talasemikët që kërkojnë gjak, anemikët, leucemia, të shtruar në spitalin Pediatrik, kërkojnë shpesh dhe në shumë raste mbulohet nga prindërit. Gjak japin një herë në dy muaj, aq sa është e lejueshme për ta, ndërsa fëmija kërkon çdo muaj.

Në qendrën prej nga furnizohen spitalet, gjenden pak njësi gjaku. Shumica e tyre është e planifikuar pasi është dhuruar nga familjarët, pjesa tjetër me fat. Infermieria e Pediatrisë shpjegon mungesën e gjakut.

“Numri i dhuruesve, ka rënë vetëm për vlerën e lekut. Tani, ata njerëz që dhuronin më përpara gjak, e kanë rritur mirëqenien e tyre dhe nuk vete dhuron ai për 20 mijë lekë gjak dhe kështu që ngelet që çdo i sëmurë të dhurojë vetëm prindi”.

Mungesa s’vjen prej këtej. Në qendrën kombëtare është ulur numri i dhuruesve, ndërsa banka e gjakut, që është brenda spitalit mund të ruaj dy njësi për urgjencë, më andej nisin rastet e shkëmbimit të gjakut nëpërmjet familjarëve, sipas grupit që duhet./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme