Psikologët: Videolojrat ndikojnë në zhvillimin psiko-social të fëmijëve


Psikologët: Videolojrat ndikojnë në zhvillimin psiko-social të fëmijëve

15:04 06/01/2018

Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri fëmijët janë të ekspozuar nga përdorimi me orë të zgjatura të videolojrave, një shqetësim i ngritur së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Për psikologët kontakti i vazhdueshëm me celularët, tabletat, apo kompjuterat sjell pasoja  negative në zhvillimin e tyre.

Entela Binjaku, psikologe: 

“Po shohim më shumë me fëmijë që shfaqin ç’rregullime tek të folurit dhe aspekte të mprehta të zhvillimit të tyre. Efekte të dëmshme, pakësim të komunikimit prindër- fëmijëve, ulje të komunikimit mes vet fëmijëve, fëmijët më shumë të mbyllur, është pakësuar fjalori në numër fjalësh të përdorura”.

Sipas psikologeve përdorimi masiv i teknologjive nga fëmijët lidhet edhe me disa faktorë kryesorë.

“Mungesa e hapësirave publike, mungesa e aktiviteteve për socializmin e tyre, mungesa e kohës nga prindërit për të nxjerre fëmijët në aktivitete jashtë shkollë i çojnë fëmijët drejt këtyre tundimeve”.

Psikologët rekomandojnë prindërit që t’i mbajnë fëmijët  larg teknologjisë të paktën deri në moshën 9-vjeçare, pasi deri në këtë moshë ata janë shumë të ndikuar nga ato që e bombardojnë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të fëmijës.

Tv Klan






Të ngjashme