Fëmijëve në Brret të Krujës po u rrezikohet jeta
Fëmijët në fshatin Brret të Malësisë së Krujës duhet që çdo ditë të udhëtojnë 2 orë me furgon duke rrezikuar jetën pasi rruga është buzë greminës. Shkolla në fshat është mbyllur ndërsa është shembur edhe ura që shkurtonte rrugën e cila lidhte fshatin me qytetin e Krujës.
“Ne shkollën e bëjmë në Krujë. Zgjohemi shumë herët se s’kemi rruygë ku të kalojmë këtej se është prishur ura. Rruga është është shumë e keqe, e gjatë. Kur është shi mund të ikë furgoni”,
tha një nxënës.
Shoferi që çdo ditë i çon fëmijët në shkollë thotë se rruga është e rrezikshme dhe me rrisk.
Shumë e vështirë, sidomos me gjithë këta fëmijë”, tha ai.
Rreziku rritet akoma më shumë në ditë me reshje shiu kur lëvizja në disa pjesë të rrugës bëhet shumë e vështirë për shkak të rrëshqitjes dhe gurëve që bien nga lartësitë.
Klan Plus